Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Vrasjet e grave në Europë janë më të larta se në Shqipëri

Nga Media 0

Nga Indrit Vokshi

Në Francë në 2010 janë vrarë 146 gra. Në 2011, 121 dhe në 2012, 148. Aktivistja Janine Mossuz-Lavau thotë se dhuna e denoncuar ndaj grave franceze është vetëm maja e Ajsbergut, se shumica e akteve nuk denoncohen.

Ndërkohë në Spanjë më shumë se 400 gra telefonojnë policinë çdo ditë ngaqë dhunohen.
Në Gjermani rezulton se 1/3 gra gjermane kanë përjetuar dhunë fizike, psiqike ose seksuale.
Sipas EU AFR (Agjencia për të Drejtat Themelore), 62 milionë gra në Bashkimin Europian janë përballur me dhunë, 22% me dhunë nga partneri.

Vendet me përqindjen më të lartë të rasteve të dhunës janë Danimarka (52%), Finlanda (47%) dhe Suedia me (46%). (Të gjitha këto sipas kritereve që këto vende përdorin për të përcaktuar dhunën).

I pruna këto të dhëna jo për të amnistuar dhunën në Shqipëri. Aspak. Dhuna ndaj çdo qenieje njerëzore duhet luftuar, ndaluar, eleminuar. Por u desh me i pru sepse ka një propagandë sikur ne jemi populli më primitiv e më kafshë i planetit. Duan t’na bëjnë inferiorë kundruall të tjerëve. T’na thonë, ja shikoni vendet e tjera të Europës, shikoni ju. Duke e fshehur të vërtetën që dhuna është problem global. Nuk e kemi veç ne apo ne më shumë se të tjerët. E kanë në përqindje të lartë këto vendet të cilat na i shërbejnë si shembuj. Mirpo këto ojf-të këtu paguhen për të na bërë të ndihemi kafshë.

Ka ardh koha për me dalë nga inferioriteti. Ne jemi shqiptarë, kemi problemet tona siç i kanë edhe të tjerët.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej