Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vrasja në Bllok, jepet sot masa e sigurisë për dy të plagosurit

Nga Klodiana 0

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për dy të plagosurit në ngjarjen e mbrëmjes së enjte në një lokal në ish Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa janë në masë arresti.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej