Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Votimi për rezolutën në OKB/ Nishani: Asnjë shpjegim nga Bushati

Nga Klodiana 0

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm lidhur me votimin kundër rezolutës për armët bërthamore,  zyra e shtypit të kreut të shtetit njofton se asnjë sqarim nuk ka ardhur në adresë të tij.

“Nisur nga deklarata e bërë sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të rezolutës për armët bërthamore, sqarojmë se, deklarata e ministrit Bushati se: “Presidenti i Republikës, ka marrë sqarim po në rrugë institucionale”, është krejtësisht e pavërtetë!”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Presidenca sqaron gjithashtu se, nisur nga detyrimet e Shqipërisë në NATO, më 11 janar i është kërkuar informacion ministrit Bushati mbi qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në mbledhjen e 23 dhjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, “por deri më sot nuk ka pasur asnjë shpjegim me shkrim ose verbal”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>