Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Votimi në OKB/ Nishani: Bushati disinformon, ju tregoj të pavërtetat e tij

Nga Klodiana 0

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar  se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati disinformon duke iu referuar kështu mbledhjes së djeshme në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Bushatit lidhur me votën e Shqipërisë në Asamblenë e NATO-s.

“Shpreh keqardhjen për disinformimet e përsëritura e të pavërteta të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishme e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t’i kthente përgjigje disinformimit të radhës së Ministrit”, tha Nishani.

REAGIMI I PLOTË I NISHANIT:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani shpreh keqardhjen për disinformimet e përsëritura e të pavërteta të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishme e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t’i kthente përgjigje disinformimit të radhës së Ministrit.

Disinformimit të djeshëm në Komisionin për Politikën e Jashtme, sot Ministri Bushati i ka shtuar edhe një të ri, duke pretenduar se i është përgjigjur në formë shkresore Presidentit përpara deklaratës së tij të ditës së djeshme në Komisionin Parlamentar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej