Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Vokshi- Klosit: 300 mijë vende pune, premtim i pambajtur

Nga Klodiana 0

Pas premtimit për 300 mijë vende pune nga qeveria, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se qeveria ka dështuar ndërsa ka zhytur vendin në krizë ekonomike.

Në Komisionin për Çështjet Sociale ku u diskutua projkligji për arsimin profesional, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, tha se të rinjtë po orientohen drejt tregut të punës.

Klosi: Zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë mbi 205 mijë kontribues të rinj që kontribojnë për skemën e pensioneve.

Vokshi: Rama ka premtuar 300 mijë vende të reja pune nuk ka premtuar formalizim të punëve në informalitet.

Vokshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale debatuan dhe për fenomenin e azil kërkimit nga shqipatrët.

Klosi: Po ikën ata që i orientuat gabim në tregun e punës, dhe i bëtë me diploma të larta pa pasur asnjë ndijesi se ku ata do të punësoheshin.

Vokshi: Sa është numri i të rinjve që është larguar?

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej