Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Vokshi: Ditët në burg janë monotone, më vjen mirë që Dako ka filluar të mbledhë barcaleta

Nga Media 0

Deputetja Albana Vokshi shprehet se Vangjush Dakon nuk do ta shpëtojnë nga burgu as statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim dhe as kërcënimet me padi.

Demokratja ironizon duke u shprehur se “se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.”

Vokshi shkruan:

DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT

Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.

Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.

Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të çlirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.

Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.

As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej