Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vokshi: 1.7 miliardë për check up-et, korrupsion dhe asnjë rezultat

Nga Skenderi 0

Debate në Komisionin e Shëndetësisë ku raporton Ministri Ilir Beqaj

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, u shoqërua me debate të shumta mes Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetares së  Komisionit të Shëndetësisë  Albana Vokshi, pasi kjo e fundit përsëriti akuzat për abuzim me tenderin për Check-up-in.

“Keni dhënë 1.7 mld lekë më shumë koncesionarit pa bërë asgjë. dhe tani i shtoni edhe më shumë” u shpreh Vokshi.

Mësohet se deputetja Vokshi i ka kërkuar dorëheqjen Ministrit Beqaj dhe më pas ajo ka debatuar ashpër me socialisten Klodiana Spahiu, e cila ndërhyri në debat.

Ministri Ilir Beqaj theksoi se për një vit e gjysmë nga kontrollet falas në institucionet shëndetësore u shpëtuan rreth 10 mijë jetë. Por deputetja demokrate Albana Vokshi tha se check-up-i rezultoi një dështim.

Pjesë nga debati

Vokshi: U dhanë para për 110 mijë kontrolle më shumë. Që ta dëgjojnë të gjithë se çfarë korrupsioni golapant keni bërë. Keni dhënë 1.7 mld lekë më shumë koncesionarit pa bërë asgjë. dhe tani i shtoni edhe më shumë.

Beqaj: Ne kemi programuar në buxhet për 550 mijë vetë. Aq ka qenë parashikuar. Ky zgjerim i ri nuk implikon asgjë as në buxhetin e miratuar për këtë vit. As për buxhetin e tre viteve.

Vokshi: Shpresoj që edhe deputetët ta kenë kuptuar se çfarë keni bërë. I keni dhënë koncesionarit para për 110 mijë check-up, pa bërë asnjë kontroll të ndonjë qytetari. Sa investime në qendra shëndetësore do ishin bërë me ato 1.7 mld lekë. Keni thirrur mjekët që ju mendoni se kanë performancë të ulët me check-up në qendra shëndetësore të vendit. Si mund të investohet personalisht një ministër në këtë gjë. Nëse nuk jeni të implikuar në këtë koncesion, ju nuk duhet të ndërhyni, apo të bëni këtë gjë. Duhet të ndryshoni veprim, se po zhyteni plotësisht në korrupsion.

Beqaj: Nga këto kontrolle janë dhjetëra jetë njerëzish të shpëtuara nga këto kontrolle. Janë diagnostikuar në kohë sëmundje të zemrës, kancerit të zorrës së trashë, diabetit, etj.

Debati mes Albanna Vokshi dhe Klodiana Spahiu

Vokshi: Klodi, ke 3 vjet që bën zhurmë.

 Spahiu: Na lër të flasim dhe ne, se vetëm ti flet. Shko dërgoji në organet e duhura akuzat e tua.

Vokshi: E kam bërë. Edhe në prokurori i kam denoncuar.

Spahiu: Ke të drejtat e tua si kryetare, por nuk mund të flasësh vetëm ti.

Vokshi: Aman, Klodi, pusho. Z. ministër, ju lutem ma shpjegoni!

Beqaj: Pyetjeve provokuese për korrupsionin refuzoj t’i përgjigjem!

Spahiu: Ke kaq kohë që flet, na çmende.

Vokshi: Je bërë palë me këtë korrupsion.

Spahiu: Po si mund të flasësh vetëm ti, kur më ke këtu afër.

Vokshi: Po largohu.

Spahiu: Të lutem mos fol 3 minuta.

Vokshi: Debate ka pasur edhe me deputeten Arbiola Halimi.

Spahiu: I shkatërrove njerëzit mi që kanë nevojë.

Vokshi: Mirë të lutem mos qaj aman.

Spahiu: Si mundesh ti të mos merresh me qytetarin që ka nevojë.

Vokshi: Lëri këto vajtime me lot krokodili, bëj pyetjet.

Spahiu: Ti kë vajtuar kot gjithë këto vite, bën sikur të interesojnë shqetësimet e tyre.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>