Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Vlorë, sekuestrohen 324 kg kanabis

Nga Skenderi 0

Një sasi prej 324 kg kanabis sativa është sekuestruar në Tragjas të Vlorës, ndërsa është arrestuar në flagrancë një person.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një stallë dhe një banesë në Tragjas.

Personi i arrestuar është shtetasi Aldrin Ramadani, 25 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë ,pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi n, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike me peshë prej 55 kg , të llojit Cannabis Sattiva.

Ndërsa është shpallur në kërkim  shtetasi me inicialet  Z.T 54 vjeç, banor i Tragjasit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., policia  ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg, të llojit Cannabis Sativa.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>