Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Vlorë, i vodhën mbi 8 000 euro kambistit; arrestohen dy minorenë

Nga Klodiana 0

Policia e Vlorës ka arrestuar dy minorenë, të cilët i vodhën me dhunë mbi 8000 euro një kambisti mbrëmjen e datës 16 shtator.

Rreth orës 20:30, në lagjen “Bashkimi” të Vlorës, 17-vjeçari me iniciale M.Gj. dhe 16-vjeçari me iniciale N.A. i kanë dalë përpara 34-vjeçarit A.L., i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut.

Arrestimi i të rinjve u bë në lagjen “24 Maji”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura, në total 8 150 euro dhe çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej