Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vlonjatët i bëjnë gjëmën, Agostineli në sportel për biletën e kthimit

Nga 27-shi 0

98

Flamurtari ishte një uragan, ashtu siç nuk e kemi parë prej kohësh dhe duhet pasur parasysh që përballë kishin Skënderbeun, skuadra që në ato 90 minuta u kthye në fare e zakonshme. Që në të 8’, pas një pasimi të artë të Alvesh, Donet Shkodra e dërgon topin në rrjetë, për të pestën herë gjatë këtij sezoni. Dhe që nga ai moment, pothuajse e njëjta melodi gjatë të gjithë ndeshjesh. Alvesh shpërdoron shumë, por Flamurtarit i është kthyer një futbollist shumë i rëndësishëm, ndërsa në të 37’, pas një harkimi të Arbër Beqirajt është Bushiç që shënon sërish, këtë rradhë pa pasur reagimin të asnjë prej mbrojtësve korçar.

Ndërkohë që Agostineli vazhdon të eksperimentojë edhe tani që pothuajse ia kanë prenotuar biletën e kthimit. Trajneri italian ka preferuar Agim Zekën titullar dhe 18 vjeçari tregoi se ka të ardhme të garantuar, por ndërkohë nuk ishte sërish në fushë, as Serzhinjo dhe as Xhejms, për të ndihmuar Salihin. Edhe sot sulmuesi shkodran ishte si i izoluar në një ishull, ndërsa Skënderbeu nuk ka më asnjë ngjashmëri me skuadrën kampione të sezoneve të fundit.

Rezultatet/ Java X

Laçi – Korabi                        1-0

Partizani – Luftëtari           1-1

Flamurtari – Skënderbeu  2-0

Nesër

Kukësi – Vllaznia

Tirana – Teuta

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>