Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Vllehët, bashkëpunëtorët e nazistëve që Greqia nuk i dënoi kurrë

Nga Arben Llalla 0

Në vitin 1942, Princi Diamanti bashkë me Nikolaos Matusi dhe me mbështetjen e qeverisë greke, ushtrisë gjermane dhe italiane themeloi së bashku me vllehët e Larisës, Legjinonin Romak që përbëhej nga vllehët e Greqisë.

Nga Arben Llalla

Disa herë kam shkruar dhe sjell materiale të bashkëpunimit të oakicës së vllehëve në Greqi, të cilët bashkëpunuan ngushtë me italianët dhe nazistët gjermanë, por asnjëherë këta bashkëpunëtorë nuk u dënuan apo u dëbuan nga Greqia, por përkundrazi vllehët udhëheqin Greqinë duke shtypur minoritetet e tjera si shqiptarët, sllavët, turqit, pomakët, e të tjerë.

Vllehët e Greqisë duke përshëndetur në mënyrën fashiste

Gjeneralët grekë me origjinë vllehe pasi dorëzuan ushtrinë greke të Epirit dhe të Maqedonisë greke tek gjermanët, përfituan privilegje në rang ministrash gjatë qeverive 1941-1944. Në 29 Prill të 1941, ushtaraku i lartë gjerman, Afred Jodl dhe ai italian, Alberto Ferrero zgjodhën në krye të qeverisë greke kryeministër Jorgo Çolakoglu.

Ky kryeministër vlleh vendosi ministër të brendshëm gjeneralin Panajot Dhemestihas që ishte po ashtu vlleh. Prefekt të Trikallas u vu ushtaraku tjetër i lartë, Theodhor Sarantin, edhe ky vlleh. Kështu vllehët drejtonin Greqinë dhe kjo i ndihmoi për shpalljen e pavarësisë së Principatës së Pindit më 25 Shtator 1941.

Në vitin 1942, Princi Diamanti bashkë me Nikolaos Matusi dhe me mbështetjen e qeverisë greke, ushtrisë gjermane dhe italiane themeloi së bashku me vllehët e Larisës, Legjinonin Romak që përbëhej nga vllehët e Greqisë. Ai pretendonte se nga 140.000 vllehë që jetonin në Thesali, rreth 25% e tyre do t’i bashkoheshin legjioneve të tij për të fituar pavarësinë nga Greqia.

Veshja e ushtarëve të legjioneve ishte e njëllojtë me ata të italianëve. Trupat ushtarake vllehe vepronin bashkërisht me ushtrinë italiane në Epir dhe Maqedoninë greke si në Trikalla, Elasona, Samarina, Grevena, Meçovo, Kallabaka, Larisë, Farsa. Ata terrorizonin popullsinë, u grabitnin ushqimet dhe pasurinë e tyre. Disa herë Legjionet Romake të vllehëve u sulmuan nga trupat partizane greke të ELAS-it.

Dokumenti që po paraqes sot i përket Angjecisë së Inteligjencës së SHBA-CIA, ku tregohet aktiviteti i njërit nga intelektualët vllehë të Greqisë, emri i të cilët jepet me iniciale. Siç shihet CIA e quan vllehun e Greqisë minoritar me kombësi rumune.

MGL – A-535

SECRET

7 OCTOBRE 1949

Shefi i degës së jashtme M

Shefi i stacionit Kalsruhe Plani Zhvillimor

Operacional

ODEUM #116 (i planifikuar)

Informatat e dhëna më poshtë janë përshtatur me numrat për formën e Projektit zhvillimor:

1.Informata ushtarake, politike dhe ekonomike në zonat Satu Mare, Temishoar dhe Siget të Rumanisë, me linja që shtrihen në Ukrainën Karpatiane (BRSS).

2.Rumania dhe Ukraina Karpatiane.

3.Informata rreth 6500 “OTTO” (emri i koduar). i cili e udhëheq “TRAJAN” do të dërgohen së shpejti. “TRAJANI” 19 050, udhëheqësi i kësaj lidhjeje për Organizatën 13.

Subjekti është një mësues rumun 35 vjeçar. Ai ka ndjekur shkollën e mesme rumune në Greqi dhe pastaj shkoi në (shiko paragrafin 3a, MGL-A-536). Në vitin 1934 për tre muaj ai ka marrë instruksione nga (shiko paragrafin 3a, MGL-A-536) për nevojat mbi inteligjencën politike. Në vitin 1937 ai ndoqi një kurs tremujor për inteligjencë ushtarake pran Stafit të Përgjithshëm në Budapest. Deri në vitin 1941 ai punon për (shiko paragrafin 3c, MGL-A-536) si kreu i rrjetit politik me pakicat rumune dhe njëkohësisht punonte për (shiko paragrafin 3d, MGL-A-536). Ai është aktivist i grupit minoritar rumun (aroman). Pas vitit 1942 ai kishte një lidhje me kundërzbulimin e Oberkomandës së Vermahtit për çështje që kanë të bëjnë me grupet minoritare. Në vitin 1943 bëhet specialist politik për një grup vullnetarësh në Greqi (identiteti nuk është dhënë). Në vitin 1994-1945 i janë besuar angazhime të agjentit special.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej