Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Vlerat ushqyese të mangos dhe receta e kombinimit me yogurt (film)

Nga Ejona 0

Fruti i mangos është i pasur në fibra pre-biotike, vitamina, minerale, dhe komponime antioksdante flavonoide polifenolike. Sipas studimeve të reja, mendohet se fal këtyre antioksidantëve që mangoja përmban, mbron organizmin kundër kancerit të kolonit, gjirit, prostatës dhe leuçemisë.

Mangoja është burim i shkëlqyer i Vitaminës-A dhe flavonoideve si beta-karoteni, alfa-karoteni dhe beta-kriptoksanthin. 100 g frut i freskët përmbush 25% të nevojave të rekomanduara ditore për vitaminë A. Të gjitha këto komponime sëbashku është vërejtur se kanë veti antioksiduese esenciale për shikimin. Vitamina A është po njëlloj e rëndësishme për shëndetin e mirë të lëkurës dhe mukozave.

Po ashtu konsumimi i frutave të pasura me karotene mendohet se mbron nga kanceri i mushkërive dhe i kavitetit oral. Mangoja e freskët është burim shumë i mirë i kaliumit i cili është një komponent shumë i rëndësishëm i qeizave dhe lëngjeve të trupit që ndihmon në kontrollin e ritmit të zemrës dhe presionin e gjakut. Ajo është gjithashu një burim shumë i mirë i vitaminës B6 (piridoksinës), vitaminës C dhe vitaminës E.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin C ndihmon trupin të rrisë imunitetin. Gjithashtu mangoja përmban sasi të moderuara të bakrit i cili është një element kyç për shumë enzima me rëndësi jetësore. Bakri është shumë i rëndësishëm edhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Lëkura e Mangos është e pasur me shumë fitonutrientë si karotenoide dhe polifenole.

Të mirat në organizëm:

  • Mango mban nën kontroll presionin e gjakut.
  • Parandalimi i kancerit dhe Shëndeti i mirë i zemrës.
  • Ndihmon shtimin në peshë.
  • Ndihmon tretjen.
  • Ndihmon në kurimin e anemisë. Ndihmon në mbarëvajtjen e shtatzënisë.
  • Zhdukin Aknet.
  • Ngadalëson shenjat e plakjes.
  • Promovon shëndetin e trurit.
  • Forcon imunitetin.

Mangot mund të shkaktojnë alergji!

Shumë individë mund të jenë të ndjeshëm ndaj mangos duke qënë se ato i përkasin familjes Anacardiaceae. Mangot përmbajnë një sasi të vogël të një substance të quajtur urushinol, e cila është një resinë toksike që mund të shkaktojë dermatit.  Mangoja duhet shmangur nga individët të cilët mjekohen me warfarinë. Të pasura në Vitaminë A ato mund të fuqizojnë veprimin e warfarinës çka mund të rezultojë në risqe më të larta për hemoragji.

Receta e ëmbëlsirës me mango dhe kos.

Të bën mirë sepse përmban substanca që rregullojnë punën e aparatit tretës, fibra dhe proteina, të cilat nuk lejojnë përthithjen e tepërt të sheqerit.

Përbërësit për 2 persona:

  • Një mango të pjekur
  • 300 g kos pa yndyrë

Përgatitja:

Pasi t’i keni hedhur bërthamën, mangon e qëruar shtrydheni në frulator së bashku me kosin. Ndajeni më pas në katër kupa, duke alternuar shtresën e frutave me kosin e mbetur. Shërbejeni ëmbëlsirën në fund të vaktit, ose për mëngjes. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e menyve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej