Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Vlahutin: BE ofron 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Nga Ejona 0

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, deklaroi se Shqipëria do të ketë një qasje prej 71 milion eurosh për bujqësinë nga Bashkimi Europian. Ambasadorja u shpreh që kjo mbështetje do t’u jap mundësi të rinjve për të hedhur sytë nga vendet e lindjes  për të krijuar kështu një rritje të qëndrueshme në zonat rurale.

Sakaq Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se tashmë rajoni rrezikohet nga një sërë sëmundjesh të bimëve dhe kafshëve për të cilat është diskutuar për të gjetur një mënyrë për ti parandaluar. Panarati premtoi se do të kompensojë fermerët e dëmtuar nga sëmundja e gjedhit brenda dy javëve. 

Vlahutin: “Shqipëria do të ketë qasje në fondin prej 71 milionë euro të IPARD për bujqësinë. Bujqësia siguron 50 për qind të punësimit në këtë vend dhe 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbështetja për bujqësinë do ti japë mundësi të rinjve të hedhin sytë nga vendet ku kanë ardhur dhe qëllimi unë është të krijojmë rritje të qëndrueshme në zonat rurale.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej