Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Vladimir Orel, gjuhëtari rus i nji Fjalori Etimologjik të Shqipes

Nga Media 0

Nga Ilir Seci

Vladimir Orel asht nji nga gjuhëtarët ma të randësishëm të gjuhësisë moderne sot në botë që asht marrun me studimin e kalimit nga Proto-Indo-Europianishtja te Proto-Shqipja dhe Shqipja e Sotme,(Moderne). Simbas Orelit, studimi i Sintaksës të Proto-Shqipes, (Proto-Albanian), mbetet në nivele foshnjore kështu që ka shumë kufizime në këtë lëmi. “Sidokjoftë” – thotë Orel – “janë ba disa zhvillime në kuptimin e zhvillimeve historike të Fonetikës dhe Fjalorit.”

Lidhun me Fjalorin, Orel argumenton se si për shembull plot fjalë Proto-Shqipe jane ba pjesë e fondit të gjuhëve të mavonshme europiane…Marrim fjalën shqipe “Tall”, fjale e lashtë shqipe që do me thanë “bar i gjatë”…në anglisht fjala “Tall” ka të njajtin kuptim “i gjatë” dhe përdoret për persona. Fjala “Tall” edhe sot përdoret në Shqipninë Verilindore dhe Kosove për me shenjue bimë si “Kashtën e misrit” – si i thonë në standartin e betonizuem të 1972-it…

Edhe sot në Malsi dhe Kosovë thuhet : “Tall Kollomoqi”, “Sa dueq tall pat mullari?”…
Vladimir Orel asht autori i nji Fjalori Etimologjik të Shqipes që nuk e di a e kanë botue në Shqipni dhe Kosovë…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej