Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vjedhja në Pashaliman, Shefi i Shtabit: Është ditë feste, shijoni ditën e bukur

Nga Media 0

Dy muaj nga skandali i vjedhjes së repartit ushtarak në Pashaliman në Vlorë, propozimi i bërë prej ministres Olta Xhaçka për shkarkimin e komandantit të Forcave Detare Ylber Dogjani mbetet pezull në Presidencë.

Kërkesa është bërë më 4 shkurt kur pas verifikimeve u konstatuan parregullsi. FA zhvilluan këtë të premte ne portin e Vlorës ditën e hapur në anijet “Lisus” e “Butrint” në kuadër të 10 vjetorit te anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Por, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bradhyl Kollçaku, nuk pranoi të komentojë situatën.

Kollçaku: Sot është një ditë feste. Shijoni këtë ditë të bukur!

Kollçaku shprehu mirënjohjen ndaj Forcave të Armatosura për misionin në shërbim të atdheut dhe NATO-s.

Kollçaku: Ata që dinë të bëjnë më mirë për jetën dhe qytetarët tanë dhe atë që kanë bërë në tre vitet e fundit në kuadër të Aleancës duke shpëtuar mbi 250 jetë njerëzish në detin Egje. 

Aktiviteti i Forcave Detare është pritur me kureshtje prej të rinjve nga shkollat e qytetit dhe veteranët.

http://www.oranews.tv/article/vjedhja-ne-pashaliman-shefi-i-shtabit-eshte-dite-feste-shijoni-diten-e-bukur

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej