Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

“Vitin tjetër në…” seri detektimesh mbi aktivitetet politiko-diplomatike të republikës sonë

Nga Media 0

Nga Imer Topanica

Vështrim librit “Vitin tjetër në…” të politologut Albinot Maloku, Botimet Fleta, f. 206, 2018

Libri “Vitin tjetër në…” i politkologut Albinot Maloku i shkruara sipas një rrjedhe kronologjike të zhvillimit të ngjarjeve, përfshijnë gjithë përshkrimin dhe analizimin e aktiviteteve politike të institucioneve të Republikës së Kosovës, tash e një vit.

Të shkruara, siç e thamë, në sensin kronologjik të zhvillimit të ngjarjeve, autorin e tyre e nxjerrin si një njohës të këtij dimensioni shoqëror, përkatësisht të politikës si një veprimtari të cilës s’mund t’i shmangemi. Po të orvatemi që të shikojmë më në thellësi të qenies së këtij libri, Albinot Malokun, do të mund ta identifikojmë jo vetëm me një njohës të shkëlqyer të problemeve politike me të cilat përballet republika jonë por edhe përtej saj. Ky është epiteti fillestar që mund t’ia vendosim, por Maloku është po ashtu edhe një anatomist i politikave ballkanike. Prandaj, këtu mund të themi u ngjiz pika e parë e kësaj apologjie për librin.

Kjo përmbledhje analizash, nuk të ofron vetëm një mundësi të hetimit të shtetit nga perspektiva e një politikologu, por edhe nga perspektiva e një qytetari. Të shtrira mbi një kontekst kohor mjaft të paqëndrueshëm politik, social, ekonomik dhe sidomos kulturor, ato nënvizojnë mjaft vërejtje për mënyrat dhe metodat që të pushtetshmit vendosën t’i përdorin, për ta çuar në më tej zhvillimin dhe përparimin e shtetit.

Këtë periudhë të shkurtër dikush do të mund ta cilësonte si regresive, por autori jo. Autori, përkundër rrethanave, i përvidhet një lloj optimizmi nëpër rreshta. Me një fjalë, ai beson te republika, ai beson në rikuperimin kulturor e politik të shoqërisë. Megjithëse vërejtjet e tij, herë pas here, tingëllojnë si të forta, ai s’dëshmon gjë tjetër përpos asaj që ai, në rend të parë si qytetar, kërkon më shumë nga kasta politike vendore.

Kjo përmbledhje analizash s’përbëhet veçse nga një seri detektimesh mbi aktivitetet politike  e politiko-diplomatike të republikës sonë. Diplomacia kosovare, në veçanti, nuk i ka shpëtuar llupës së analistit tonë politik. Ai mbetet një kritik i ashpër i shumë veprimeve të ndërmarra nga diplomacia kosovare, mbase njërës prej hallkave më të dobëta të republikës. Maloku në tekstet e tij, sugjeron mjaft zgjidhje konkrete, pra nuk kënaqet vetëm me analizime. Prandaj, për rrjedhojë, kritikat e tij kanë më shumë kuptim.

Veprimtaritë e presidencës, kryeministrisë, parlamentit dhe institucioneve të tjera më të ulëta për kah hierarkia, analizohen, komentohen e kritikohen, duke marr vlerësimin e merituar në fund. Synimi i autorit ka qenë dhe mbetet ndërtimi i një shteti të fortë. Edukimi i qytetarit të saj, nëpërmjet edukimit të politikanit. Kemi hetuar edhe impaktin e tyre të drejtpërdrejtë, sepse fundi i fundit, edhe skena politike ka ndryshuar, e me këtë edhe qytetaria. Desha të them (në rast se e keni shmangur instiktin e lëpirjes së gishtit për t’i kapërcyer këta rreshta), këtë libër ia vlen ta lexoni në mënyrë që të mos i harroni hapat e hedhur përpara e prapa që i bëri republika jonë, përgjatë një viti. Sidomos për t’i mos i harruar hapat e gabuar që i hodhëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej