Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Viti i Skënderbeut/ Hapet ekspozita e monedhës dhe pullës shqiptare

Nga Klodiana 0

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, Muzeu Kombëtar i Krujës do të hap ekspozitën kushtuar Heroit Kombëtar.

Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë, bën me dije se më 17 Janar 2018, çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”. Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat
17 -18 Janar 2018.

Z. Julian Demeti dhe Dr. Jovan Basho janë koleksionistë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej