Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Viti i Ri/ Sulm terrorist në një klub të Stambollit, 39 të vdekur dhe 69 të lënduar (live)

Nga Skenderi 0

Sulm i armatosur në një night club shumë  njohur në qytetin e Stambollit, “Arena club”, i cili gjendet mbi Bosfor. Sipas Guvernatorit të Stambollit, bëhet fjalë për 39 të vdekur dhe 69 të lënduar, por bilanci i tragjedisë nuk është ende përfundimtar. Një agjent i policisë është vrarë.

Një person i veshur si Plaku i Vitit të Ri ka hyrë brenda në lokal, ku po festohej ndërrimi i moteve dhe kanë qëlluar drejtpërdrejt në turmë. Në momentin e sulmit brenda lokalit gjendeshin rreth 600 persona.

Ka nisur ndjekja e terroristit, i cili ia ka dalë mbanë t’ia mbathë. Bilanci është tragjik, sepse bëhet fjalë për 39 të vdekur dhe 69 të lënduar. 16 prej viktimave janë të kombësive të tjera.

Lokali i natës është nga më të famshmit e Stambollit dhe tejet i frekuentuar nga të rinjtë dhe njerëzit e famshëm.

Shumë nga njerëzit për t’i shpëtuar sulmit janë hedhur drejt e në Bosfor dhe më pas janë shpëtuar nga policia.

Masat e policisë kanë qenë të ashpra për të shmangur akte terroriste në sheshe dhe vende ku grumbulloheshin njerëzit për të festuar masivisht ndërrimin e vitimeve, por duket mendja e sëmurë e terroristit ja ka dalë të ngjallë llahtarë në një tjetër mënyrë duke u veshur si Babadimri.

https://www.youtube.com/watch?v=tQzA9SKW7s8&feature=player_embedded

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej