Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“Virusi” i hidrocentraleve , Shqipëria do ndërtojë 436 deri në vitin 2025, gara me rajonin

Nga Media 0

Një samit ndërkombëtar që po mbahet këto ditë, kryesisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, për energjinë eklektike nga hidrocentralet, ka nxjerrë në pah në diskutime mbi totalin e vlerës së investimit dhe numrin e projekteve. Në një hartë të publikuar në faqen zyrtare të Hydro Balkans që po menaxhon edhe samitin që nisi në datë 15 nëntor me një vizitë në hidrocentralin e Ashtës dhe mbyllet sot me diskutime në Malin e Zi, jepen edhe shifrat mbi të ardhmen e energjisë në 10 vende të Ballkanit dhe më gjerë.

Kalivaçi dhe Shala

Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale. Kjo vjen në kushtet kur qeveria vetëm këtë vit ka dhënë disa kontrata që ju ishin hequr kompanive të mëparshme pasi nuk kishin respektuar kushtet. Në prezantimin për Shqipërinë thuhet se projekti më i rëndësishëm që do të ndërtohet është ai i Kalivaçit mbi Vjosë i cili ka një historik të gjatë dhe të komplikuar. Vlera e investimit kap 125 milionë euro dhe ndërtuese do të jenë dy kompanitë Ayen Energy dhe Fusha sh.p.k.

Edhe pse nuk përmendet në raport një hidrocentral tjetër me vlerë të konsiderueshme por edhe kapacitet të instaluar mbi mesataren është ai që do të ndërtohet mbi lumin Shalë në Alpe. Në shtator u shpallën edhe fituesit e koncesionit që janë bashkim i përkohshëm i shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI”, “Shala Energy PLC” dhe “Falak Properties LLC”  kurse vlera e investimit kap 100 milionë euro.

Gjithsesi pjesa virale e hidrocentraleve duket se është e përgjithshme për Ballkanin. Në total vlera e investimeve në hidrocentrale të ndërtuar ose të parashikuar për gjithë këtë rajon kap shifrën 819 miliardë euro ku të paktën 240 miliardë janë investim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dhëna të shpejta për rajonin

Shqipëria 436 hidrocentrale deri në 2025

Sllovenia 568 hidrocentrale deri në 2020

Kroacia 1655 MW kapacitet të instaluar deri në 2018

Bosnjë-Hercegovina më shumë se 6000 MW potencial për hidrocentralet

Mali i Zi 18% potencial fillestar për fuqi të instaluar në hidrocentrale

Kosova 140 MW kapacitete të instaluar në hidrocentrale deri në 2020

Rumania 6715 MW kapacitet i instaluar në hidrocentrale

Serbia 2835 MW kapacitet i instaluar në hidrocentrale

Bullgaria 522MW kapacitet i ri objektiv deri në 2018

Maqedonia 5500 Gwh potencial për hidrocentrale

“Virusi” i hidrocentraleve , Shqipëria do ndërtojë 436  deri në vitin 2025, gara me rajonin

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej