Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Vijojnë djegiet masive në Shkodër/ Asnjë reagim nga autoritetet përkatëse

Nga Ejona 0

Si pasojë e djegies së mbeturinave në qytetin e Shkodrës katastrofat mjedisore nuk kanë të ndalur, madje edhe në mes të ditës. Ky fenomen vijon të kalohet në heshtje të plotë dhe me indiferentizëm si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga Inspektorati i Mjedisit.

Djegia e mbetjeve është mjaft e rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve të rënda kancerogjene, që çdo institucion normal dhe në një vend demokratik do ta vinte përpara përgjegjësive. Ndërkohë nga Bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë reagim në lidhje me përmirësimin e situatës.

Akoma vijojnë re të mëdha tymi në zonën e By Pass-it, në hyrje të qytetit të Shkodrës.  Pasojat po i vuajnë qytetarët që duhet të durojnë të tilla katastrofa mjedisore që shfaqen në zona të ndryshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej