Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë, publikohen fotot e marrëveshjes (video)

Nga Klodiana 0

Pas arritjes së marrëveshjes për murin në veri të Mitrovicës nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të Mitrovicës, ka filluar të punohet në këtë drejtim. Tashmë, ka nisur të sigurohet punishtja me pllaka të metalta që rrethon murin, pasi në marrëveshjen e mbrëmshme të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, ambasadori amerikan Greg Delawie dhe kryetari i veriu Goran Rakiç, thuhet që palët janë marrë vesh që muri të rrënohet sot ose nesër. Në veri janë parë policë civilë që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë pjesëtarë të UNMIK-ut duke filmuar fillimin e punimeve.

Zyra e BE-së e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, e nënshkruar mbrëmë pas mesnatës.

Kjo marrëveshje parashikon rrënimin e murit, i ndërtuar në afërsi të Urës së Ibrit, ndërkohë, që detyron Komunën e Mitrovicës Veriore të zbatojë këtë marrëveshje. Garantë të saj ishin edhe BE, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Branimir Stonajoviç.

/lajmi.net/

Zyra e BE-së publikon fotot, kur u arrit marrëveshje për rrënimin e murit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej