Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Vettingu/ Totozani takon ONM, aplikimet deri në mesnatë

Nga Klodiana 0

Ora 20.30 e mbrëmjes është afati i fundit për kandidatët për të aplikuar pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, për organet e Vettingut ndërsa mesnata është limiti për ata që aplikojnë online.

“Sot mbyllen të gjitha afatet, edhe i dorëzimit dorazi deri në 20.30, nëpërmjet emailit në 23.59 dhe e postës. Nesër ose pasnesër do presim kandidaturat me vulat e postës. Ka shumë njetrëz që kanë shprehur interesin për organet e drejtësisë, i kanë kaluar 100”, thotë Totozani.

Nga e premtja, institucioni i Avokatit të Popullit do të vijojë me verifikimin e dokumentacioneve të dorëzuara për t’ia dërguar më pas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

 “Janë paralelisht disa procese që po ndjek institucioni i Avokatit të Popullit. Është procesi i Vettingut, pra 7 ditëshi jonë, paralelisht sot mund të bëhet publike lista e shoqatave që do marrin pjesë në komisionin e verifikimit të shoqërisë civile për anëtarë të KLGJ dhe KLP, anëtarët që do përzgjidhen nga shoqëria civile. Më pas Avokati I Popullit duhet të ngrejë 2 komisione AD HOC, jemi në hapat e fundit edhe në këtë drejtim, për zgjedhjen e kandidaturave që vijnë nga rradhët e avokatëve, qoftë në KLGJ qoftë në KLP. Këto dy komisione do shqyrtojnë kandidaturat edhe nga rradhët e avokatisë. Pastaj ka edhe detyra të tjera në reformën në drejtësi, monitorime, rol vëzhguesi, kjo puna administrative vazhdon ende në disa plane”, thotë Avokati i Popullit.

Nga mbi 100 aplikantë, vetëm 27 do të përzgjidhen, nga të cilët 4 për komisionerë publikë, 14 për komisionin e verifikimit dhe një trupë gjykuese prej 7 vetësh në Kolegjin e Apelimit.

/tch/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej