Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Vettingu/ Mbërrijnë ekspertët e ONM, nis verifikimi i kandidatëve

Nga Klodiana 0

Mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM),  për asistimin e procesit të Vettingut në drejtësi.

Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe 3 anëtarët e tjerë që do të përbëjnë ONM kanë mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të martë. Tre Zyrtarët e tjerë pjesë e misionit janë nga Gjermania, Italia dhe Austria.

Bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimarrjeje në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambsadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Sipas burimeve, anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vettingu ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe kolegji i Apelimit. Mësohet se puna e ONM nis të premten më vënien në sitë të kandiatëve për institucionet e Vettingut.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>