Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Vettingu/ Kushtetuesja mblidhet të hënën për vendimin

Nga Ejona 0

Gjykata Kushtetuese pritet të caktojë të hënën datën e shpalljes së vendimit për ligjin e vetingut

Ditën e hënë, në orën 10:00, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar, pas mbërritjes të premten të versionit zyrtar të opinionit të Komisionit të Venecias për këtë ligj.

Aktualisht, ligji i vetingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese derisa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Komisioni i Venecias konfirmoi zyrtarisht qëndrimin e tij në favor të ligjit të vetingut për sa u përket pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i adresoi më 30 nëntor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>