Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vettingu/ Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e ligjit

Nga Skenderi 0

Gjykata Kushtetuese ka lenë në fuqi pezullimin e ligjit të Vettingut dhe ka nisur shqyrtimin në themel të kërkesës së Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e këtij ligji, pasi ata pretendojnë se është antikushtetues.

Gjatë kërkesës për heqjen e pezullimit, deputeti i partisë Socialiste Pandeli Majko tha  “Të hiqet pezullimi i ligjit të Vettingut sepse edhe sot ne nuk dimë arsyet se përse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar atë”.

Ndësa, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi ruajtjen e pezullimit duke deklaruar se ligji “rrezikon vendin e punës për shumë gjyqtarë dhe prokurorë”.

I pranishëm në sallë, veç përfaqësuesve të opozitës dhe Unionit të Gjyqtarëve si palë të interesuara, ishte edhe Ambasadori Amerikan, Donald Lu.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>