Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Vettingu/ Gana i ILDKPKI: Ja si do i zbulojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Nga Skenderi 0

 

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka nxjerrë udhëzimin e ri me ndryshimet e reja pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingut, i cili konsiston në verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Udhëzimi i publikuar sot nga Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Ganaj sqaron mënyrat se si do të kontrollohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në udhëzim shkruhet se deklarata e pasurisë duhet të dorëzohet brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit të vettingut. Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet nga vetë subjekti, në protokollin e ILDKPKI-së.

Aty do të pajiset me vërtetimin përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Deklarata e pasurisë nuk do të pranohet dhe do të konsiderohet e padorëzuar nëse nuk shoqërohet me dokumentacionin e identifikimit të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.

Duhet të deklarohet burimi subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të për çdo pasuri në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim etj, në momentin e krijimit për secilën prej tyre, duke bashkëlidhur dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit për secilën pasuri, në momentin e fitimit të tyre.

Deklarimi i pasurive të paluajtshme, të regjistruara ose jo në regjistrat publikë, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor, kontratë shitblerje, kontratë sipërmarrje, akt marrëveshje, kontratë paraprake, kontratë porosie etj, dhe çertifikatën e pronësisë në rastet kur prona është e regjistruar në ZVRPP.

udhezim-date-10-10-2016

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej