Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Vetting-u/ Pritet zgjedhja e Avokatit të Popullit për të shpallur fituesit

Nga Media 0

Totozani do ta ketë shans vetëm nëse do të rizgjidhet në këtë detyrë

Igli Totozani do të ketë mundësi të drejtojë procesin e përzgjedhjes së fituesve për anëtarë të vetting-ut, vetëm nëse ai do të rizgjidhet në postin e Avokatit të Popullit. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit të vetting-ut do të bëhet pas zgjedhjes së Avoktatit të ri të Popullit. Nga burime të parlamentit theksohet se avokati i popullit do të zgjidhet brenda datës 9 shkurt kur dhe është koha për të përcaktuar fituesit e atyre që hyjnë në garë për institucionet e vetting-ut.

Ndërkohë, Avokati i Popullit Igli Totozani doli sot para mediave për të përsëritur thirrjen e tij për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve që plotësojnë kriteret për të aplikuar në pozicionet e anëtarëve të institucionit të Vetting-ut.

“Jemi duke pritur aplikimet përkatëse për pozicionet e anëtarëve të institucineve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Dëshiroj të përsëris publikisht thirrjen për një pjesëmarrje sa më të gjerë të të gjithë qyetëtarëve shqiptarë brenda apo jashtë vendit që përcaktojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për vendet vakante, anëtarë të komisionit, gjyqtarë të kolegjit të apelit si dhe komisionerit publik. Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin shprehjen e interesit dhe të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 9 shkurt 2017”, tha Totozani.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej