Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Vetitë e rralla shëndetësore të boronicave shqiptare

Nga Media 0

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Në Shqipëri boronicat rriten të egra gjerësisht në trevat veriore të vendit. Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend.

Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta. Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm disa boronica përmbushin nevojën ditore për fibra. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C, e cila ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

/AgroWeb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej