Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Vetëm një njeri mund të shkojë me biçikletë në Kuvendin e Shqipërisë

Nga Media 0

Makinat dhe parkimi në radhë për dy janë pamja e shpeshte që të ofron Kryesia e Kuvendit gjatë ditëve të javës, kur ligjvënësit shkojnë në komisionet parlamentare. Por, deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit sot u surprizuan kur kanë parë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek shfaqej me biçikletë.

I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën, duke qenë se sot Tirana ofronte mot të bukur me diell, për të promovuar një nga nismat më të dashura për të. Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.

Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga ambiciet e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Faza e parë ku parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla tashmë ka nisur.

Me shtimin e këtij rrjeti të korsive të dedikuara për biçikleta, por edhe me kohën e favorshme që ofron Tirana, nuk do të ketë më justifikim për askënd që të mos përdorë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm. Veliaj është edhe nismëtari i “Tirana pa makina”, ku në ditë të caktuara rrugët e kryeqytetit mbushen nga ata që përdorin biçikletat duke sjellë njëkohësisht edhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej