Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vështrim kritik mbi teknologjinë ”Fëmijëria ime pa teknologji”

Nga Skenderi 0

Në ditët e sotme është e pamundur që çdo kush të mos e vë re zëvendësimin e librit me teknologjinë qe ka filluar të gllabërojë sytë dhe mendjen njerëzore. Unë kam jetuar e lumtur kur isha fëmijë, dhe ndoshta sot e kuptoj që një pjesë që më ka bërë të lumtur atëherë ka qënë mospërdorimi i kësaj teknologjie të sotme. Atëhere… unë qëndroja shumë me familjen timë dhe kjo më bëri që të njihja shumë dashurinë e tyre, mësova që edhe unë ti dua shumë ata dhe çuditërisht sot jam shumë xheloze për atë lloj lumturie që ishte aq e pafajshme dhe aq e pakufijshme.

femij-laptopProblemi im më i madh ishte që mos të harronte mami asnjëherë që të më përqafonte përpara se të flija gjumë. Nuk e kuptoja sesi koha fluturonte dhe unë dita ditës rritesha dhe këtë e kuptoja vetëm kur shikoja që rrobat që kisha nuk më bënin më. Atëherë shumë gjëra nuk i kuptoja dhe kisha një dëshirë shumë të madhe që të rritesha, të mbaroja shkollën dhe të punoja sa më parë. Doja të isha e rritur dhe nuk e kuptoja pse ndonjëherë nxitoja që të rritesha dhe mërzitesha sepse isha e vogël. Kështu po kalonte fëmijëria ime me nxitimin për tu rritur dhe nën bukurinë e pushime verore me ato shëtitjet nëpër livadhe nën ajrin e freskët,  të cilat sot e kësaj dite  kthehem pas në kohë sepse dua ta ndjej përsëri dhe kuptoj që mënyra e preceptimit ndryshon sepse atëherë nuk arrija që ta përshkruaja në detaje.

Kalova ditë shumë të bukura. Dhe me kalimin e kohës u bë e nevojshme që të kërkoja, dhe të blija një kompjuter, dalëngadalë po filloja që të isha mes një zhurme që e quanin Teknologji. Isha shumë kurioze mezi prisja që të vija nga shkolla që unë të ulesha pranë atij kompjuteri, por duke e mësuar vetë nga afër sesi funksiononte orët e qëndrimit tim aty dhe dëshira për ta pasur po largohej jo sepse isha e zhgënjyer nga funksioni i tij, por sepse nuk e kuptoja sesa shumë humbesha aty në atë hapësirë të pafund në lojra e në faqe të ndryshme.teknologjia

Sot unë kam krijuar një kuti në mëndjen time ku ndjehem e fuqishme që të vendos gjëra dhe të heq ato që nuk më duhen. Nga kutia ime unë e kam hequr “fiksimin ndaj teknologjisë” dhe kam shtuar dëshirën për ta mbushur kutinë time me kujtime me vlerë dhe më është rritur dëshira që të udhëtoj në vendë të ndryshme dhe më është zhdukur dëshira për të blerë telefonin e tipit të fundit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>