Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Venger largohet nga Arsenali pas 22 vitesh si trajner

Nga Klodiana 0

Pas plot 22 vitesh, trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ka bërë të ditur se do të largohet në fund të sezonit nga skuadra londineze. Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të Arsenalit, 68-vjeçari francez ka komunikuar vendimin e tij, për largimin nga “topçinjtë”.

“Pasi kemi diskutuar me kujdes me klubin, mendoj se është koha e duhur të largohem në fund të sezonit. I jam mirënjohës Arsenalit që kam pasur privilegjin t’i shërbej klubit për shumë vite të paharrueshme. Kam menaxhuar klubin me përkushtim dhe integritet të plotë.

Dua të falënderoj stafin, lojtarët dhe tifozët, që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë. I bëj thirrje tifozëve t’i qëndrojnë pas ekipit për të përfunduar në një nivel të lartë. Të gjithë dashamirësit e Arsenalit duhet të kujdesen për vlerat e klubit. Dashuria dhe mbështetja ime është përgjithmonë”, ishin fjalët e Arsen Venger, pas marrjes së vendimit.

Kujtojmë që Venger ka arritur të fitojë 3 kampione me Arsenalit dhe 7 “FA Cups”.

/www.panorama.com.al/sport/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej