Ka than' i moçmi: 

Shqiptarët do t'i fitojnë të gjitha betejat pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre".
 

                                                                                        -Mit'hat Frashëri

Vendimi i SHBA për Jerusalemin, 36 të plagosur gjatë protestave në Bregun Perëndimor

Nga Klodiana 0

Tridhjetë e gjashtë palestinezë janë plagosur në përleshjet me forcat izraelite në ditën e gjashtë të protestave në Bregun Perëndimor të okupuar kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Mësohet se 36 të plagosur nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë dhe të gomës në Ramallah, Tulkerm dhe rajone të tjera të Bregut Perëndimor.

Forcat izraelite kanë ndërhyrë edhe në protestat në hyrje të Betlehemit po ashtu me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë dhe të gomës. Protestuesit palestinezë u përpoqën të kundërpërgjigjen me gurë dhe goma të djegura të automjeteve.

Përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe protestuesve palestinezë kanë ndodhur edhe në kampin palestinez të refugjatëve Arrub në jug të Betlehemit dhe në qytezën Sair në jug të El Halilit.

http://www.balkanweb.com/site/vendimi-i-shba-per-jerusalemin-36-palestineze-te-plagosur-gjate-protestave-ne-bregun-perendimor/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej