Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Vendi me pasaportën më të fuqishme në botë, ku renditet Shqipëria

Nga Klodiana 0

Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve më të fuqishme në botë. Me renditjen e fundit listën e kryeson Gjermania.

Sipas Business Insider, renditja bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, i cili mban bazën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në botë të informacionit të udhëtimit. Qytetarët gjermanë tani mund të vizitojnë 177 vende pa viza, duke lënë Singaporin në vend të dytë.

Ndërsa vendi i tretë ndahet nga Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, qytetarët e të cilëve janë të lirë të udhëtojnë në 175 vende.

Ndërsa, Shqipëria renditet në vendin e 52 dhe shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në 100 vende.

Më poshtë janë edhe 15 vendet që kanë pasaportën më të fuqishme:

1- Gjermania 177

2- Singapori 176

3- Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175

4- Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174

5- Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173

6- Kanadaja 172

7- Australia, Greqia, Zelanda e Re 171

8- Republika Çeke, Islanda 170

9- Malta 169

10- Hungaria 168

11- Lihtenshtajni, Sllovaki, Slloveni 167

12- Letonia, Lituania, Malajzia 166

13- Estoni 165

14- Polonia 163

15- Monako 162

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej