Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan

Nga Media 0

Nga Naim Flamuri

Venbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekës së Madh në Pakistan që flasin theksin Burrash, mbi 2000 vjet ende mbijeton geni i fortë Shqiptar.

• Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
• Kjo fushë mbyllet me një hundëz
• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
• Një vend moçalor quhet Balta
• Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
• Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
• Sot e quajnë Nuristan
• Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
• Dialekti i tyre quhet Burrash (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
• Reaguan ndaj futjes së fesë muslimane
• Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

Karakteristika të tjera gjasore
– Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

Karakteristika të hundëzakëve
• Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
• Janë të gjatë
• Të bardhë
• Me mollëza të kuqe
• Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
• Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnë shumë vjet

Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.
Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë
Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare
Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit Lekës së Madh.
Banorët janë bujq të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem të shkëlqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues që ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE shqip e kulluet. Për fjalën “për të kaluar”, thonë “KALO” shqip, Një mal ngjitur me luginën është mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasim me kalimin e kohës. Ky mal quhet RAKAPOSHI. Maja tjeter e ka emrin BUBLINMOTI nga BUBULLON MOTI.

Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.

*Photo nga National Geographic, august 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej