Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Veliaj: Unaza e Vogël hapet për festat e nëntorit

Nga Klodiana 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar sot para banorëve të njësisë administrative Nr.11 projektbuxhetin e vitit 2017, ku dhe parashikohet që për investimet të ketë një trefishim të mbështetjes financiare.

Ai theksoi se nga 143 milionë lekë investime për vitin 2016 fondi për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 350 milionë lekë që do të shkojnë kryesisht për rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizime, shkolla e kënde shlodhëse. Veliaj theksoi se Unaza e Vogël do mund të jetë e aksesueshme për si për kalimtarët ashtu edhe automjetet për festat e nëntorit.

Veliaj: Diçka që ju prek të gjithëve, më prek edhe mua, duke qenë se e kam zyrën në qendër është çështja e Unazës së Vogël. Unaza e Vogël do të mbarojë me shpresë ose në datën 28 apo 29 nëntor, do e hapim. Siç e keni vënë re është bërë gjithë zhvendosja e nënstacionit elektrik, pas hotel Tiranës. 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>