Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Veliaj: Tirana tradicionale e moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit

Nga Klodiana 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter, ka njoftuar se Tirana do të prezantohet me pavionin e saj në Panairin e Brukselit.

“Jemi gati! Tirana tradicionale & moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit këtë fundvit. Kemi boom turistik, por më shumë duhet”, shkruan Veliaj.

Me ftesë të Bashkisë së Brukselit, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur “Winter Wonder “, që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor.

Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh si Konferenca Ndërkombëtare “Tirane – Bruksel , rrugëtimi historik i shqiptarëve”;  takimeve dypalëshe midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhënieve bashkëpunuese midis operatorëve turistikë shqiptarë dhe europianë si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike-kulturore si dhe do të ketë hapësirën e saj në qendër të Brukselit për të promovuar produktet tradicionale shqiptare si; produkte artizanale , produkte tipike të kuzhinës shqiptare dhe produkte të ndryshme turistike etj.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej