Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Veliaj: Stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë 4 sheshe dhe mbi 300 vende parkimi

Nga Skenderi 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një video ku tregohet ecuria e punimeve në stadiumin Qemal Stafa.

Videoja 47 sekonda e postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook tregon punën  që po bëhet për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” Bashkangjitur videos Veliaj shkruan se krahas stadiumit do të ketë edhe një hapësirë publike me 4 sheshe dhe mbi 300 vende parkimi.

Postimi i Veliajt në Facebook:

Merr 47 sec e shih kantierin më të bukur në Tiranë 🙂

Më vjen mirë që energjia pozitive e kampionatit evropian po përkthehet edhe në investime. Në fund të projektit do të kemi jo vetëm një stadium spektakolar, por një hapësirë publike me 4 sheshe dhe mbi 300 vende parkimi”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>