Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Veliaj-sipërmarrësve italianë: Ja tre sektorët ku mund të investoni në Tiranë

Nga Klodiana 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë rreth 350 sipërmarrje italiane, ka deklaruar se Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes.

Veliaj prezantoi disa nga transformimet që ka pësuar Tirana në më pak se tre vite, ndërsa ftoi sipërmarrësit italianë që të shfrytëzojnë potencialet në rritje që ofron kryeqyteti.
“Janë le të themi 3 fusha madhore ku ne jemi duke kërkuar investitorët. Hoteleria dhe incentivat që Kryeministri dhe qeveria shqiptare ka ofruar sidomos me hotelerinë 4 dhe 5 yje. Pika e dytë prodhimi dhe parkun industrial që po parashikojmë të hapim shumë shpejt në Kashar dhe e treta që ka të bëjë me ekonominë e gjelbër dhe transportin publik të gjelbër”, nënvizoi ai.

 

Duke u ndalur tek industria e turizmit, Veliaj sqaroi se nga viti 2016 deri në vitin 2017, numri i turistëve që vizitojnë Tiranën është rritur me 2.5 herë duke sjellë nevojën për rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe të shërbimeve.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se pas testimeve të para të suksesshme për transportin publik në rrugët e kryeqytetit, një sërë kompanish italiane kanë shfaqur interes për të operuar.  Aktualisht Tirana prodhon 45% të GDP së vendim ndërkohë që rreth 75 % e kompanive të huaja që punojnë në Shqipëri janë të regjistruara dhe operojnë të paktën me një zyrë nga Tirana.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej