Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Veliaj: Platformë bashkëpunimi me kryebashkiakët shqiptarë në 5 pika

Nga Skenderi 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të hartojmë një platformë bashkëpunimi me kryebashkiakët shqiptar në ranjon e cila sipas Veliajt do të mbështëtët në pesë pika kryesore.

Veliaj: E para, urbanistika. Në muajin dhjetor, Tirana do të miratojë planin urbanistik. Jam në dijeni se plane të tilla po krijohen në Prishtinë, Tetovë, Ulqin dhe në Preshevë.

Mjedisi është një nga fushat ku Tirana po bën progres. Kultura dhe arti janë çështje që kemi diskutuar gjatë me kolegët. Çdo vepër që vihet në skenë, ka një kosto dhe shpesh herë ajo që ne bëjmë i shumëfishojmë këto kosto.

Dje po diskutonim me Teutën (kryebashkiake e Tetovës) se sa mirë do të ishte të krijonim një kalendar unik. Inovacioni është një nga çështjet që po preket gjithnjë e më shumë sot. Çështja e fundit është ka të bëjë me mënyra inovative të financimit, siç është partneriteti publik-privat.

Gjatë takimit me kryebashkiakët shqiptarë nga rajoni Veliaj u shpreh se qytetet shqiptare përballen me sfida të njëjta.

Veliaj: Qytetet tona përballen me sfida shumë të ngjashme dhe sa herë vizitoj kolegët, kuptoj se thuajse identike i kemi sfidat tona. Sipërmarrja private, bizneset kanë qenë shumë më paraprijës se sa ne. Të marrim një shembull të thjeshtë, se si ky bashkëpunim na ndihmon të gjithëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>