Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Veliaj: Pas çerdheve e kopshteve, do ndërtojmë 20 shkolla të reja

Nga Klodiana 0

Gjatë analizës vjetore të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve për vitin 2016, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se sikurse u veprua me ndërtimin e 31 çerdheve dhe 27 kopshteve, do të vijojë puna për ndërtimin edhe të shkollave.

Plani që shpalosëm dje është që të shkojmë në një partneritet publik – privat. Ajo që po themi është, shpenzojmë të njëjtin buxhet vjetor, por në vend që t’i bëjmë një e nga një shkollat, e bëjmë siç e bëmë me çerdhet dhe kopshtet, të gjitha përnjëherë. Nëse do të vazhdonim me ritmin që punonte administrata tjetër, mua do të më duheshin 8 mandate për të ndërtuar 20 shkollat që i duhen Tiranës. Me ligj e kam 3, dashtë publiku më voton për dy, por me ligj e kam 3”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se me shëndoshjen që kanë pësuar financat, si pasojë e miradministrimit të fondeve, po shihet mundësia për rritjen e mëtejshme të pagave të edukatoreve që punojnë në çerdhe apo në kopshte.

Më vjen mirë që me shëndoshjen financiare të Bashkisë patëm mundësi që të bënim një rritje të parë të rrogave për të gjithë edukatoret dhe gjithë punonjësit tanë në shërbimet e fëmijëve dhe jam shumë shpresëplotë që nëse bashkia do të vazhdojë me këto ritme, do jemi akoma më të mundur që të shpërblejmë financiarisht dhe t’i barazojmë rrogat tona. Nuk shikoj asnjë arsye se pse rrogat e edukatoreve të çerdheve dhe kopshteve mos të jenë në të njëjtin model që të kemi mundësi dhe të themi që në këtë qytet për mundin e barabartë kemi një rrogë të barabartë”, tha ai.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej