Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Veliaj: Nga pranvera qese plastike me pagesë

Nga Klodiana 0

 

Në kuadër të pastrimit të qytetit Kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi se duke filluar nga pranvera, qeste plastike do të blihen me pagesë simbolike, sepse në këtë mënyrë qytetarët do ti përdorin më pakë ato.

Jemi në rrugë të mbarë për të rënë dakord me gjithë subjektet që të vendosim pagesë për qeset plastike. Ato e ndotin ambientin. Ndaj do të bëhen me pagesë. Sikur pesë lekë të jetë, por njerëzit, do të mundohen të mbajnë trajset e tyre, dhe nuk do të blejnë ndoshta qese. Edhe në Londër kur filloi kjo praktikë pati një lloj pakënaqësie, pas kësaj, gjithcka u normalizua dhe njerëzit u ndërgjegjësuan” tha Veliaj.

Në një takim me drejtoritë kryesore të bashkisë së Tiranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nëpërmjet aplikacionit “Tirana ime” ne marrim denoncimet dhe shkojmë menjëherë për të rregulluar gjithë defektet.

“Deri një vit më parë, shqetësimi kryesor që kishim në Tiranë ishte problemi i pusetave. Ishte fakti se merrnim denoncime të herëpashershme, që njerëzit binin në puseta e vriteshin. Sot, pothuajse në gjithë Tiranën, kemi zgjidhur një sfidë, por kemi bërë edhe luftën tonë me hajdutët, për të perfeksionuar sa më shumë mënyrën sesi pusetat mund të mos vidhen. Sot na vjen për të qeshur, por  në fakt ky ka qenë një realitet. Dhe sot, nëpërmjet aplikacionit “Tirana ime” ne marrim denoncimet dhe shkojmë menjëherë për të rregulluar gjithë defektet” tha Veliaj.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej