Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Veliaj: Nga kjo javë zhvendosen banorët pranë bregut të lumit

Nga Klodiana 0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se banorët pranë bregut të lumit të Tiranës do të zhvendosen duke filluar nga kjo javë.

Veliaj: Ne nuk kemi pasur probleme në anën e lumit të Tiranës përveç se atij segmenti që unë insistoj se duhet liruar nga ndërtimet pa leje. Ne kemi dy mundësi. Ne mund ta shtymë pafundësisht këtë histori. Jemi të gatshëm për banesa sociale, duke filluar nga janari, apo kredi të buta. Bashkia e Tiranës ofron 4-5 opsione. Nuk ka asnjë arsye që dikush të jetojë në breg të lumit. Kjo lojë që ne bëjmë ku kemi më shumë aktivistë, se sa vet banorët që nuk janë kavie për projekte OJF-sh.

Lumi i Lanës do të rehabilitetohet në pjesën e sipërme që është në zonën e Shkozës dhe në pjesën e poshtme të tij që nis nga Pallati me Shigjeta e deri në Kashar, ka deklaruar Erion Veliaj.

Veliaj: E gjithë kriza dje u menaxhua në më pak se 90 minuta në pjesën kryesore të qytetit. Ngërçet më të mëdha janë në lumin e Lanës. Janë dy momentet ku lumi ka një hink që është Shkoza dhe Pallati me Shigjeta. Lajmi i mirë është për të dyja këto njësi, është se sapo kemi aprovuar me qeverinë shqiptare, me Ministrinë e Transportit, ne do të bëjmë segmentin nga materniteti i ri deri në Shkozë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>