Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Veliaj: Në 2018-ën do kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve

Nga Klodiana 0

Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar ditën e sotme edhe me 100 pemë të reja të llojit selvi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi mbjelljen e 100 selvive si një ogur i mirë për vijimin e aksionit dhe shtoi se ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas.

Veliaj ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët, që ashtu si edhe shumë biznese e individë të tjerë kanë bërë deri më tani, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë.

Ai theksoi se çdo individ që ka një rast gëzimi në familje apo në jetën e tij mund ta përjetësojë atë duke mbjellë një pemë.

“Kemi përgatitur një stinë shumë intensive mbjelljesh, e cila ka filluar që nga dita e parë e 2018 dhe do të vazhdojë deri sa të na lejojë stina. Kemi edhe pak javë që mund të kapim këtë rekord dhe nëse të gjithë qytetarët do të na ndihmojnë, them do e kapim dhe do e tejkalojmë. Kjo varet nga sa solidaritet do kemi me njëri-tjetrin”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej