Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Veliaj nderon Adem Demaçin me titullin “Qytetar Nderi”, i dhuron “Çelësin e Qytetit”

Nga Rexhina Biba 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar sot shkrimtarit, veprimtarit dhe akademikut kosovar Adem Demaçit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit”.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi një figure kaq të madhe të çështjes shqiptare, aq më shumë kur një ditë e tillë përkoi edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Titulli iu akordua me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.

Duke vlerësuar figurën e Adem Demaçit, Veliaj theksoi se ai është patriot i madh dhe një figurë qendrore në luftën për pavarësinë e Kosovës, dhe që tashmë, e ka siguruar vendin e tij të lavdishëm në historinë e gjithë shqiptarëve. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi edhe sakrificën e madhe e të gjatë që Demaçi bëri gjatë regjimit ish-jugosllav, duke vuajtur një pjesë të mirë të viteve të tij në burgjet politike.

Nga ana e tij, Adem Demaçi falenderoi Tiranën për këtë vlerësim, duke theksuar se ka qenë një dëshirë e tij e përhershme që të gjithë shqiptarët të festonin të lirë pavarësinë e tyre.

“Ju falenderoj juve, vëllezërit e pamvarshëm të Shqipërisë, të cilën e kemi dashur të gjithë, se jemi edhe ne njësoj si ata. Prandaj, dhe kënaqësia është shumë e madhe, dëshira juaj ka qenë shumë e madhe për ne, e fortë. Kemi dëshiruar që të vijmë gjithmonë, e të jemi gjithmonë këtu me ju. Ne mendojmë se nuk jemi vetëm Shqipëri dhe shqiptarë, por dëshirojmë që të jemi edhe më të plotë. Prandaj, e duam vendin tonë këtu, që të mos ta harrojmë kurrë dhe të jemi aty ku kemi lindur”, tha Adem Demaçi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej