Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Veliaj: Masterplan për Ujësjellësin brenda 2017

Nga Klodiana 0

 

Deri në fund të 2017, Ujësjellësi i Tiranës do të ketë një masterplan për të konkretizuar shërbimin si dhe do të ketë ndërhyrje dhe investime në rrjet”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Në analizën vjetore të punës së kësaj Drejtorie, kryebashkiaku Veliaj ka parashtruar gjithë ndryshimet e ndodhura në UKT.

Gjithashtu  Veliaj ka dekoruar punonjësin më të vjetër të kësaj Drejtorie.

“Na duhet një masterplan për ujin, deri tani ujit i kemi rënë me vesh. Është shumë e rëndësishme që mastërplani i ujit të përfondojë brenda 2017”, tha Veliaj

Veliaj bëri të ditur se, tashmë ka nisur modernizimi i shërbimeve për qytetarët dhe si i tillë mund të përmendet edhe sistemi i leximit elektronik të matësve, me qëllim shmangien e abuzimeve.

Sot kemi larguar një pjesë të madhe të faturistëve abuzues por në thelb mund të largosh njerëz pafundësisht por kushdo korruptohet në momentin që nuk ka një sistem kontrolli, një sistem verifikimi, në momentin që fatura shkruhet me dorë“, u shpreh Veliaj.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej