Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Veliaj: Kushdo që ndot qytetin, do të paguajë dëmin

Nga Klodiana 0

Në analizën vjetore të Ndërmarrjes së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1, Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka deklaruar se është bërë një punë e madhe për pastrimin e qytetit dhe kushdo që ndot vendin, do të paguajë dëmin

 Veliaj theksoi se Tirana do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të eliminojë përdorimin e qeseve plastike.

99% e qytetarëve mbështesin dhe respektojnë rregullat për mbajtjen pastër të mjedisit, ndërsa vetëm 1% refuzon që të zbatojë normat. Fakti që kemi këtë hapësirë, duhet ta ndajmë me 1 milionë vetë dhe kaq sa është rritur Tirana e po vazhdon të rritet çdo ditë, do të duhet t’i forcojmë më shumë këto rregulla“, tha Veliaj.

 Veliaj deklaroi se në bashkëpunim edhe me administratorët e rinj të pallateve, do të bëhet i mundur evidentimi i atyre të cilët dëmtojnë hapësirat e përbashkëta.

 Duke u ndalur në shërbimin e transportit publik, Veliaj deklaroi se është rritur numri i autobusëve të vënë në shërbim të qytetarëve në 290 mjete dhe është përmirësuar cilësia.

 “Duke filluar nga ky muaj në të gjithë autobusët po instalohet GPS-të, ku do të kontrollohet shpejtësia që ata ecin dhe vendndodhja e tyre në kohë reale. Në rast të shkeljeve, kryebashkiaku paralajmëroi operatorët e transportit se do t’u hiqet licenca“, tha Veliaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej