Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Veliaj inspekton ujëmbledhësin e Bovillës: Kufizim furnizimit

Nga Klodiana 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit në ujëmbledhësin e Bovillës, ka thënë se  deri në normalizimin e situatës në këtë impiant do të ketë kufizim të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës.

“Po e mbyllim ditën e sotme në Bovillë, ku gjithmonë shfaqen problematikat pasi ka kaluar shiu, duke qenë se ujëmbledhësi furnizohet me përrenj nga e gjithë Malësia e Tiranës. Aktualisht në ujëmbledhës po vjen ky lloj uji, i cili ka një turbullirë katër herë mbi normën maksimale. Kjo do të thotë se është katër herë mbi ç’lejon ky impiant dhe çdo rregull i BE-së. E di se për qytetarët, të cilët do të preken nga furnizimi i kufizuar me ujë, sigurisht që një pjesë e mërzisë do të jetë me Bashkinë, pse nuk e lejon ujin, por asnjë njeri normal, asnjë kryetar bashkie, asnjë njeri që duhet të marrë vendime për qytetarët e vetë nuk do të merrte vendim që të lejonte këtë ujë të kalonte”, tha Veliaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>