Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Veliaj: Deri në 2030 mbillen 2 milionë pemë

Nga Klodiana 0

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me BERZH do të mbjell në Tiranë 2 milionë pemë deri në 2030. Kryebashkiaku Veliaj shpalosi disa ide kyçe për ta realizuar këtë ku theksoi kufizimin  e ndërtimeve.

Sot kemi marrë një vendim politik, që qyteti deri në 2030 do të rritet me 1.5 milionë banorë, do të thotë që edhe kontraktorëve do u kërkojmë për projekte të këtyre përmasave dhe jo gjëra për të justifikuar disa veprime të gabuara”, tha  Veliaj.

“Dje kemi çuar 2000 kërkesa në të gjithë bizneset kryesore në Tiranë që të sponsorizojnë segmente të caktuara të pyllit orbital dhe ambicia jonë është që në 14-15 vitet e ardhshme, 2 milionë pemë të jenë kthyer në një fashë oksigjenuese për qytetin e Tiranës, por edhe një kufi i qytetit”, tha Kryebashkiaku.

Veliaj i njohu përfaqësuesit e BERZH në lidhjë me atë që është bërë në Tiranë për lëvizjen e  qytetarëve duke i orientuar drej transportit publik, sistemimin e parkimit shtimin e flotës së autobusëve në kryeqytet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej