Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Vdis që të bëhesh i famshëm në Shqipëri, realizo ëndrrën tënde!

Nga Media 0

Ju ka ngelur peng diçka në jetë? Mos u shqetësoni! Agjencia “Me krahë të lehta” realizon ëndrrën tuaj pasi të vdisni.

Nuk ka rëndësi nëse jeni studente, fshatare, pensioniste apo gazetare. I njohur apo i panjohur, kushdo që të jeni, ne ju garantojmë se do të bëheni të famshëm menjëherë pasi të vdisni. Realizo ëndrrën shqiptare. Vdis pa të të duam!

Motoja jonë: Askush në jetë, VIP në vdekje!

Çfarë ofrojmë?

Mbulim të menjëhershëm të vdekjes suaj. Ne do ju dërgojmë me të shpejtë në vendngjarje të gjitha llojet e mediave duke filluar nga televizionet, shtypin, portalet madje edhe radion.  Do ju shpjegojmë njerëzve me detaje  sesi vdiqët, nga se vdiqët dhe çfarë po bënit kur ju gjeti vdekja por edhe para saj. Një CV e detajuar e juaja do t’i jepet publikut dhe më pas kjo do të shoqërohet me intervista të familjarëve të afërt dhe të largët, të mësuesve, doktorëve, shokëve të shkollës, komshijve dhe bashkëfshatarëve. Nuk do të mungojnë as intervistat me njerëz të rastësishëm që as ju njihnin fare. Gjithashtu publiku do të njihet me shijet tuaja në të veshur, të ngrënë si dhe çfarë muzike dëgjonit. Nëse vdekja është si pasojë e vrasjes, rriten shanset që ne t’ju bëjmë akoma edhe më të njohur.

Agjencia jonë ju siguron se pasi të shkoni, nga pas do të ketë vetëm fjalë të mira. Ne ju garantojmë mallëngjimin e të gjithëve madje edhe të atij që ju vrau.

Çfarë duhet të bëni dhe cilat janë kostot?

Asgjë. Ju thjesht duhet të vdisni pa paguar asnjë lekë. Çdo shërbim do të jetë falas. Ne ju sigurojmë një shërbim cilësor dhe të garantuar. Pa merak. Vdekja juaj do të jetë argëtimi jonë. Me krahë të lehta!

Vdis që të bëhesh i famshëm, realizo ëndrrën tënde!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej