Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vdes Fidel Castro, ish-presidenti historik i Kubës

Nga Ejona 0

fidel

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish Presidenti i Kubës dhe lideri i revolucionit komunist, Fidel Castro

Televizioni shtetëror i Kubës bëri me dije se komandanti suprem i revolucionit kubanez vdiq mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:29 minuta ndërsa trupi do t’i digjet të shtunën.

fidell

Fidel Castro ishte lider i Kubës për gjysmë shekulli dhe gjatë udhëheqjes e bëri atë si një shtet një-partiak. Më pas, në vitin 2008 ia dorëzoj pushtetin vëllait të tij, Raul Castro.

Mbështetësit e tij e kanë vlerësuar si një udhëheqës që i ka kthyer Kubën popullit, dhe që ka bërë shumë për vendin. Ndërsa kundërshtarët e akuzojnë se ka shtypur në mënyrë brutale opozitën.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>